Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar se pajtimi i djeshëm i Kosovës dhe Serbisë për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur është hapi i parë drejt përmbushjes së zotimeve që të dy vendet kanë dhënë në marrëveshjet e arritura në Ohër dhe Bruksel.
Ai ka potencuar se do ta miratojnë atë në nivel liderësh në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë.
“Marrëveshja që është arritur për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur në takimin e djeshëm të kryenegociatorëve është hapi i parë. Ne do ta miratojmë atë në nivel liderësh në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë që do të mbledhë.
Serbia dhe Kosova u zotuan për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit dhe aneksin e saj. BE pret që të dyja të respektojnë të gjitha detyrimet prej saj dhe të fillojnë zbatimin sa më shpejt. Palët duhet të shmangin çdo përshkallëzim”, ka shkruar Borrell në Twitter.