Një i vdekur në Tiranë. Viktima është Gentian Talja 46-vjeç. Ngjarja ndodhi në rrugën “Vaso Pasha” disa ditë më parë, ndërsa 46-vjeçari vdiq dje në spital.
Për ngjarjen po hetohet Artur Gjolena 41-vjeç dhe u shpall në kërkim Henri Gjapi 25-vjeç, të dy banues në Tiranë.
Por si ndodhi sherri?
Më datë 31 mars në rrugën “Vaso Pasha” Henri Gjapi është konfliktuar me Gentian Taljan 46 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.
Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe Artur Gjolena, i cili ka goditur Gjapin. Si pasojë e dëmtimeve, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ditën e djeshme.