Katër fëmijë u vranë mëngjesin e sotëm dhe katër të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me thikë në një kopësht fëmijësh në shtetin jugor Santa Catarina të Brazilit , tha policia dhe një spital lokal.
“Me dhimbje të thellë u informova se një vrasës hyri në çerdhen private Cantinho do Bom Pastor, në qytetin e Blumenao, dhe sulmoi fëmijët dhe punonjësit”, tha në një deklaratë guvernatori Georgino Melo.
Nga ana e tyre, përdoruesit e Twitter shprehën zemërimin e tyre për sulmin e përgjakshëm me komente të ndryshme kundër sulmuesit 25-vjeçar, duke përfshirë “ju jeni plehra” dhe “si lejohet ai të hyjë në një institucion arsimor dhe të vrasë fëmijë?” .
Policia Ushtarake njoftoi gjithashtu se i dyshuari, një 25-vjeçar, është dorëzuar tek autoritetet dhe është dërguar në mbajtje. Sipas disa mediave, fëmijët janë vrarë me një sëpatë të vogël.
Um lixo desse entra numa creche aqui em Blumenau/SC com um machado e mata ao menos 4 crianças e fere outras, por causa do que? Um desafio de jogo🤬🤬 e disse ainda que tem mais gente participando. E a justiça? Vão internar como doido e viva os direitos humanos🤡🤡🤡🤡 pic.twitter.com/DVkFFsSF19
— Rodrigo Pereira🇧🇷 (@rodrigoserino) April 5, 2023