-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kim: Mos i jepni Berishës “shkrepësen” që t’i vendosë zjarrin Shqipërisë

Kryesoret

Amabsadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ishte mjaft e ashpër me Sali Berishën, të cilën SHBA e ka shpallur non grata. Gazetari i Zërit të Amerikës e pyeti diplomaten lidhur me kandidatët për zgjedhjet lokale, konkretisht të futurit në listën e zezë nga DASH. Kim kishte një porosi për qytetarët duke u kërkuar që të mos u besojnë këtyre individëve. Referenca ishte e qartë; Sali Berisha dhe të gjithë zyrtarët apo ish-zyrtarët e tjerë non grata.  

Zonja ambasadore, ju në takimet me drejtuesit e forcave politike, keni theksuar rëndësinë e kandidatëve të pastër dhe më integritet. 

Yuri Kim, Ambasadore e SHBA: Është një gjë e gabuar. Është e gabuar. Në mendimin objektiv dhe të mirëmenduar të Sheteteve të Bashkuara të Amerikës, personat të cilët janë të përcaktuar, nuk duhet të jenë përfaqësues të popullit shqiptar. Populli shqiptar meriton më mirë dhe kërkon më mirë.

Me këtë ka të bëjë demokracia, me këtë ka të bëjë edhe reforma në drejtësi. Dhe mendoj se kur ke njerëz të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion domethënës, kur këta individë pretendojnë që do të largojnë korrupsionin, është njësoj si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret; madje jo vetëm kaq, por kërkon edhe të gjitha shkrepset që mund të gjejë nga të gjithë fshatarët e tjerë.

Është thjesht e gabuar, e gabuar. Dhe mendoj se qytetarët e zakonshëm shqiptarë janë të zgjuar dhe e dinë se kjo nuk ka logjikë. Mendoj se qytetarët shqiptarë meritojnë më mirë. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit