Një furgon me nxënës është aksidentuar ditën e sotme në Bulqizë, si pasojë kanë mbetur të lënduar disa nxënës, mes të cilëve 5 janë transportuar për në spital.
Fillimisht, të plagosurit që janë dërguar në spitalin e Bulqizës janë raportuar si nxënës të shkollës profesionale të minierës, por në fakt janë nxënës shkolle që kanë dalë të mbledhin krom në stoqet e minierës.