-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdiq në qeli, Drejtoria e Burgjeve: 38-vjeçari i varur nga droga, pësoi arrest kardiak rrugës për në QSUT!

Kryesoret

Drejtoria e Burgjeve ka reaguar për ndarjen nga jeta të 38-vjecarit Renald Tahiri i cili ishte në ambientet e burgut 302 në rrugën Mine Peza në Tiranë kur u ndje keq dhe u transportua në spital. Në njoftim thuhet se ka pësuar arrest kardiak ndërsa cilësohet si përdorues i lëndëve narkotike.

38-vjecari që kishte përfunduar pas hekurave për veprën penale ‘Vjedhje’, më 31 mars 2023 rreth orës 12:40. Pasi u konstatua gjendja e tij e rënduar shëndetësore, i paraburgosuri tregoi se është përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohet me methadon dhe se vuan nga hepatiti B, C.

Rreth orës 14:10, u shoqërua për në QSUT, ku mjeku i ka sugjeruar të vijojë terapinë me Methadon (ilac kundër varësisë ndaj drogërave). Ai bëri edhe vizitën me mjekun psikiatër dhe pasi bëri të gjitha analizat, iu rekomandua të vijojë trajtimin me mediakmente për 3 ditë.

Duke qenë se gjendja shëndetësore ishte e njëjtë, më 1 prill rreth orës 22:10 e kanë dërguar menjëherë në ambientet e QSUT. Gjatë rrugës ka vijuar kryerja e masazhit kardiak. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, në QSUT pacientit i është dhënë ndihma mjekësore, i janë kryer ekzaminimet mjekësore dhe më pas mjeku i urgjencës ka konkluduar se pacienti ka pësuar arrest kardiak.

Për reagimet se nuk është njoftuar familja, Drejtoria e Burgjeve thotë se kanë marrë disa herë një numër kontakti të të paraburgosurit por ka rezultuar i padisponueshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit