Policia e Elbasanit ka arrestuar 2 biznesmenë bastesh pasi u evidentuan 2 lokale të përshtatura për organizimin e lojërave të fatit.
2 biznesmenët e arrestuar janë 45-vjeçari me inicialet R. M. dhe 33-vjeçari me inicialet J. T. pasi dyshohet se kishin vënë në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, lokalet që administronin, në lagjen “Syrja Dylgjeri” dhe në lagjen “Skënderbej”, Elbasan.
Gjithashtu, u vu në pranga shtetasi 65-vjeçari me inicialet N. R., 65 vjeç pasi u kap në flagrancë në njërin nga lokalet, duke luajtur lojëra fati.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celulare dhe 1 kompjuter, që shërbenin për të vënë baste sportive.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Elbasanit për veprime të mëtejshme.