Europol për mes një raporti të publikuar ka bërë të ditur se çdo ditë e më shumë bandat e drogës po depërtojnë në porte evropiane duke korruptuar pjesëtarët e stafit.
Sipas raportit krimi i organizuar po zhvillon vazhdimisht metodat e tij në përpjekje për të shmangur zbulimin.
Rrugë kyçe për lëvizjen e mallrave të paligjshme është përmes porteve të Evropës, ku rrjetet e organizuara kriminale përpiqen të fshehin ngarkesën e tyre midis dërgesave të ligjshme brenda zonës së tregtisë së lirë të BE-së.