Dega e PD Vau i Dejës ka denoncuar sot publikisht ndalimin e tre kandidatëve të PD-së për Këshill Bashkiak sipas saj pa asnjë motiv nga një patrullë policie në fshatin Mjedë.
Sipas saj patrulla e policisë i ka ndaluar me arsyetimin se nuk i ka ndaluar postbllokut të policisë dhe pasi janë lënë të lirë i kanë ndjekur gjatë gjithë rrugës nga pas për ti ndalur sërish në qendër të qytetit Vau i Dejës.
“Partia Demokratike, Dega Vau Dejës denoncon ndalimin që iu është bërë sot rreth orës 19:15 tre kandidatëve të PD-së për Këshillin Bashkiak të Bashkisë Vau Dejës:
1-Z Gjon Marku Kryesues i listes për Anëtar të Këshillit të Bashkisë Vau Dejës, ish Kryetar i Bashkisë Vau Dejës, Ish Sekretar I Këshillit të Qarkut Shkodër.
2- z. Aleks Prendi, kandidat për Këshillin Bashkiak Vau Dejës
3- z. Gjin Lazri, kandidat për Këshillin Bashkiak Vau Dejës
Të tre kandidatët janë ndaluar nga një patrullë e policisë së shtetit, pa asnjë motiv, pa asnjë arsye, të cilët kanë ndaluar kandidatët e Partisë Demokratike fillimisht në qënder të fshatit Mjedë me preteksin që gjoja nuk jeni ndaluar postobllokut të Policisë gjë që nuk është aspak e vërtet dhe është trillim pasi gjatë aksit rrugor nuk ka pasur asnjë postobllok policie.
Pasi i kanë ndalur në fshatin Mjedë, dhë me pas i kanë lënë të lirë, patrulla e policisë ka ndjekur gjatë gjithë rrugës mjetin me të cilin po udhëtonin kandidatët e Partisë Demokratike, duke i ndalur sërish në qëndër të qytetit të Vau Dejësit.
Kjo patrullë, pasi është ndalur mjeti, kanë detyruar Kandidatin për Anëtar të Këshillit të PD bashkë me automjetin e tij të largohet 1 km larg qytetit për ti bërë kontroll fizik.”