Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është shprehur se ka një pajtim të plotë në Bruksel që do të jenë pesë kritere përmes të cilave do të shihet se a është i pranueshëm si bazë për diskutim drafti i statutit që propozohet nga ekipi menaxhues për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Por nga pala serbe po pretendohet se këto 5 kritetenuk janë diskutuar fare në takimin e Brukselit.
Shefi i zyrës për Kosovën në Beograd, Petar Petkoviç përmes një shkrimi në Twitter,e ka quajtur këtë gënjeshtër të pastër të Bislimit.
“Asnjë fjalë nuk është përmendur në Bruksel për “pesë kritere për Asociacionin” për të cilat po flet sot. Ka pasur bisedime për statusin e Asociacionit dhe grupit menaxhues. Bislimi po krijon gjëra sërish, duket se ka dëgjuar çfarë ka dashur, jo çfarë është thënë. Asociacioni mund të bëhet vetëm në pajtim me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015,” ka shkruar Petkoviç.