-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Marrëdhënie të mira fqinjësore”, Millatoviç: Nuk ka tërheqje të njohjes së Kosovës

Kryesoret

Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Millatoviç është shprehur se rruga evropiane e Malit të Zi është e padiskutueshme dhe se politika e jashtmebazuar në marrëveshjet e nënshkruara ndërkombëtare nuk do të ndryshojë.

I pyetur nga gazetarët nëse kjo do të thotë se nuk është reale të pritet tërheqja e njohjes së Kosovës, Millatoviç tha se “kjo është e qartë”.

“Ne mbështesim gjithçka për të cilën do të bien dakord Beogradi dhe Prishtina. Mendoj se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës është i rëndësishëm për të gjitha vendet në rajon, dhe Mali i Zi dëshiron të jetë një fqinj i mirë që do të promovojë marrëdhënie të mira fqinjësore,” tha ai.

Në rundin e dytë të zgjedhjeve të së dielës, më 2 prill, Millatoviç mposhti ish-presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, duke i dhënë fund qeverisjes prej disa dekadash të Partisë Demokratike të Socialistëve në Podgoricë.

Në deklaratat e mëparshme për media, ai ka konfirmuar se mbështet nismën rajonale të Ballkanit të Hapur, së cilës Mali i Zi aktualisht nuk i përket.

Millatoviç tha se beson se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është evropiane dhe se Mali i Zi mund të jetë një partner i rëndësishëm atje.

“Mali i Zi mund të luajë një rol të rëndësishëm – si një lokomotivë që mund të jetë e para që do të hyjë në BE – dhe tani t’i shtyjmë, gjithashtu, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që të na bashkohen,” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit