Meta shkruan se mes “Rilindjes” dhe modelit të kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka një dallim shumë të madh.

STATUSI:

Ka një dallim shumë të madh midis modelit tonë dhe të “Rilindjes”. Është raporti me transparencën.

Vetëm Bashkia e Shkodrës dhe Kryebashkiaku i saj Bardh Spahia i kanë publikuar të gjitha vendimet që kanë marrë, ndërsa Bashkitë moniste kanë zero transparencë.

Modeli ynë është transparenca, ulja e taksave, gjithë-përfshirja dhe vendimmarrja në shërbim të qytetarëve.

Prandaj do të fitojmë pa diskutim në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë më 14 Maj.

Bashkë-Fitojmë!