Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare në varësi të Kryeministrit Edi Rama ka planifikuar dhe do të shpenzojë 30 milionë lekë për mallra një përdorimshe për hoteleri.
Fitues është shpallur kompania “Star Trade Albania” që do të ketë 29.2 milionë lekë në dispozicion për të plotësuar nevojat qeveritare.
Në tenderin e firmosur nga Dhurata Frashëri drejtoria e Shërbimeve Qeveritare këtë shumë goxha të konsiderueshme do ta harxhojë për të blerë gota kartoni kafeje, letra, kartopeceta, letër alumini, tasa, sapunë, shapka, brisqe, etj.
Pikëpyetja këtu nuk ngrihet për nevojën e produkteve, por shumën kaq të madhe që do të shpenzohet.