-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VOA: Rusia dhe Serbia, burime kryesore dezinformimi në Ballkanin Perëndimor

Kryesoret

Rusia dhe Serbia janë evidentuar si burimet kryesore të disinformimit në Ballkanin perëndimor. Ky është përfundimi i një konference rajonale, që zhvillua sot në Tiranë nga organizatat mediatike të verifikimit të fakteve nga gjashtë vendet e këtij rajoni.

Sipas tyre, rrjeti i disinformimit në rajon ka burim kryesor Rusinë, e cila shpërndan lëndën e saj në Serbi, dhe kjo e fundit përhap më tej në vendet e Ballkanit Perëndimor lajmet dhe shkrime disinformuese.

Konferenca rajonale kundër disinformimit në Ballkanin Perëndimor, ku morën pjesë organizata partnere nga vendet e rajonit, u organizua nga Qendra mediatike Faktoje. Në konferencë u theksua se një ndikim të fortë mbi median serbe, ushtrojnë Rusia dhe Kina.

Rusia ka disa media që transmetojnë dhe përkthejnë në serbisht, të cilët janë mjetet më të fuqishme të propagandës ruse, u theksua nga pjesëmarrësit. Kjo propagandë shpërndahet gjithandej nëpër tabolidë dhe botime serbe. Disinformimi rus nis me luftën në Ukrainë dhe vazhdon tek raportet e Serbisë me BE-në.

Ndër faktorët që lehtësojnë përhapjen e disinformimit rus në Serbi u theksua përqëndrimi i mediave në duart e pak pronarëve privatë, që janë të lidhur me pushtetin, si dhe disa tabloide që financohen drejtpërdrejt nga shteti.

Kosova i mban Serbinë edhe Rusinë si burime kryesor të disinformimit. Zyrtarët serbë janë burimi kryesor i disinformimit mbi Kosovën, pohuan autorët.

Propaganda ruse dhe serbe riprodhohet nga mediat kosovare që publikojnë deklarata e politikanëve pa verifikuar vërtetësinë e tyre. Temat kryesore të disinformimit janë tensionet në kufirin Kosovë – Serbi, çdo lëvizje e policisë së Kosovës në kufi, shqetësimi mbi Ballkanin e Hapur.

SHKRIMI I PLOTË I VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit