Banorët do mund të zgjedhin sot liderin e shtëpisë, por me një formulë të re.
Kandidatët që dëshirojnë të fitojnë statusin e liderit, do të kenë 30 minuta në dispozicion që të përgatisin platformën e tyre se çfarë ata ofrojnë e përse duhet të zgjidhen lider të shtëpisë.
Secili do të ketë kohën e tij për të mbajtur fjalimin përkatës, përballë të gjithë banorëve.
Pas secilit fjalim, banorët do të kenë mundësinë të votojnë liderin në mënyrë të fshehtë, duke hedhur votën e vetë në kutinë që ndodhet në dhomën e rrëfimit.