-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Një kilometër i aksit Ibë-Farkë, dy-fishi i atij në tunelin e Kalimashit

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke prezantuar kandidatin e tij për Kukësin për zgjedhjet lokale të 14 majit, ka folur edhe në lidhje me aferat e kësaj qeverie. Berisha ka përmendur vjedhjet që bëhen me ndërtimin e rrugëve dhe me inceneratorët.

Ai u shpreh se një kilometër i aksit Ibë-Farkë ka kushtuar rreth dy-fishi i kilometrit të tunelit të Kalimashit. Berisha ka bërë thirrje që me votë të largohet kjo qeveri e të ndalet shpopullimi i vendit.

“Vidhet me rrugët, aksi Ibë –Farkë, një kilometër kushtoi 2-fishi i një kilometri tunel në Kalimash. Një km rrugë anësore në autostradën Shkëmbi i Kavajës –Fier, 7,2 mln euro, kur autostrada kushton 2 mln euro/ kilometri.

Këta vjedhin në mënyrë të papërmbajtur, rendin për tu bërë miliarder. Vetëm djegësi i Tiranës, u kushton qytetarëve tiranas 1.2 mld euro. Të gjitha shkojnë në sipërmarrjen e Ramës e Velisë. Është koha të ngrihemi kundër hajdutëve, të arsyetojmë me njëri tjetrin me çdo demokrat e socialist, të mos pranojmë këtë rrënim e shkretim të Shqipërisë për shkak të varfërisë.

Njerëzit ikin sepse nuk paguhen, sepse koha ka ndalur. 14 maji shënon fillimin e fundit të tyre të shpejtë. Ti përzëmë! Kukësi dhe gjithë këto treva janë zona të lara me gjak, që kanë përjetuar barbaritë më të mëdha në histori, kanë qëndruar me heroizëm”, ka deklaruar Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit