-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

17-vjeçari me probleme të shëndetit mendor i vë flakën shtëpisë

Kryesoret

Fiksi vë në lëvizje institucionet, zgjidh problemin e familjes Llana. Fiks Fare iu përgjigj menjëherë  kërkesës së kryetarit të Shoqatës së Jetimëve dhe Invalidëve të Kavajës, pasi kërkonte ndihmë për një familje që ka një fëmijë me probleme të shëndetit mendorë. I cili i vuri flakën shtëpisë ku banonin.

Familja Llana përbëhet nga 7 anëtarë dhe djali i sëmurë është 17 vjeç. Familja jeton në kushte të këqija ekonomike dhe për të siguruar bukën e gojës mbledhin kanoçe. Të vetmet të ardhura janë të zonjës së shtëpisë që është invalide dhe merr 7000 lekë në muaj si dhe 8000lekë djali të sëmurë, por që me to i blejnë ilaçet.

Në shtëpinë e cila është djegur kryefamiljari Ferit Llana tregon se dikur kanë qenë zyra të bashkisë dhe janë  futur para 25 vitesh brenda tyre që i kanë përshtatur për banim. Ditën që ndodhi fatkeqësia ka qenë natë dhe 17 vjeçari me probleme të shëndetit mendor i ka vënë flakën banesës.

Menjëherë ka shkuar zjarrfikësja por Feriti ka mundur të shpëtoj prej banesës fëmijët, asgjë tjetër.  Ai tregon se djali i tij 17 vjeçar edhe pse janë munduar ta shtrojnë edhe në Tiranë , nuk e kanë mbajtur më shumë se 15 ditë , pasi është shumë agresiv. Tashmë familja ka mbetur në qiell të hapur dhe kërkojnë ndihmë.

Fiksi u interesua ne Bashkinë Kavajë ku nënkryetari Guxim Kola u shpreh se ndihma imediate do u jepet menjëherë , ndërsa për sa i përket një ndihme më të thelluar e afatgjate pritet të merret ekspertiza nga ekipi i zjarrfikëses që ka qenë në ngjarje pohoi nënkryetari.  gjithsesi ai u shpreh për Fiksin se familja nga ana e bashkisë do t’i gjendet një zgjidhje për strehim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit