Sali Berisha vlerësoi sot Audrey Glover, shefen e misionit të OSBE-së në Shqipëri për zgjedhjet e 14 Majit. Ish-kryeministri tha se përplasjet e 28 viteve më parë janë harruar dhe se nuk ka as armiqësi dhe as dashuri të përjetshme. Madje, ai vlerësoi raportin e fundit të Gloverit për zgjedhjet e 25 Prillit të dy viteve më parë. Sipas tij, raporti ishte korrekt, por fajin e kishte ish-kryetari Basha që nuk e përdori si provë të fortë që kishte në dorë.
“Nuk ka as dashuri dhe as armiqësi të përjetshme. Ato që kam pasur për zgjedhjet e 1996, tani u afrohen 28 viteve. Glover në zgjedhjet e fundit ka bërë një raport shumë profesional dhe unë e kam vlerësuar raportin e saj.
Nëse raporti i saj do të merrej me seriozitet nga qeveria dhe ndërkombëtarët, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje. Raporti i saj u injorua nga opozita, që duhet ta kishte bazë, kryesore për të gjithë transformimin e kuadrit ligjor. Ai raport u shpërfill në mënyrë të tmerrshme” tha ai.