Sali Berisha paralajmëroi sot ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim duke i kërkuar që të mos ndërhyjë në fushatë pasi është krim elektoral. Ish-kryeministri iu referua deklaratës së diplomates që kërkoi që të mos votohet një njeri i shpallur non grata.
“Njerëzit që përdorin gjuhë piromani, me zjarre, ata kanë probleme me veten e tyre. Një fjalor i tillë është për njerëz në ethe, kur të kapin ethe të forta, njeriut i turbullohet mendja. Se çfarë ethesh e kanë kapur guvernatoren pyeteni atë dhe jo mua.
Por një fjalor i tillë është i papranueshëm. Unë jam edhe mjek, por bëra një check-up, se çfarë do të thotë ky fjalor. PD po ecën e sigurt drejt fitores.
I them një gjë dhe e mbyll, e paralajmëroj se ndërhyrja në fushatë elektorale është krim elektoral, edhe në ligjin e vendit të saj edhe në ligjin e vendit tim. Nuk duhet të ndërhyjë në fushatë. Fushata shpallet në datë 14, por unë do të konsultoj ligji shqiptar dhe amerikan” tha ai.