Gjykata Sportive në Itali ka marrë vendimet për incidentin e ndodhur në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë mes Juventus dhe Inter që përfundoi në barazim 1-1.
Gjykata ka dënuar Cuadradon me tre ndeshje pezullim ndërsa Handanovic me një ndeshje pezullim pas përleshjes në fund.
Juventusi do të paguajë edhe një gjobë prej 4.000 eurosh teksa për një ndeshje, tribuna pas porte e bardhezinjve do të qëndrojë e mbyllur.