-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“E kaluara e vështirë”, presidenti i Malit të Zi: Në Srebrenicë është kryer gjenocid nga Serbia

Kryesoret

Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç ka thënë se ai beson që në Bosnjë dhe Hercegovinë është kryer gjenocid nga ana e Serbisë.

Ai ka thënë se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka qenë shumë e qartë kur ka vendosur për krimet që kanë ndodhur në Srebrenicë.

“Është shumë me rëndësi që Gjykata Ndërkombëtare disi e ka individualizuar gjenocidin në Srebrenicë. Në këtë kuptim, qëndrimi im është shumë i qartë si dhe Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar tashmë një rezolutë për këtë çështje,” u shpreh Milatoviç.

“Është shumë me rëndësi që ne si rajon, së bashku, të bëjmë një gjykim për të kaluarën e vështirë. Një të kaluar si ajo e Srbrenicës, por gjithashtu e Jasenovçit, si dhe një të kaluar si ajo e Malit të Zi, e krimeve të mëdha në Piva, Velica… këto janë ato që unë qartazi i dënoj,” ka thënë Milatoviç për Al Jaziran.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit