-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inceneratori dhe plehrat ngelën rrugëve! Subashi derdh 200 milionë lekë për kosha

Kryesoret

Ndërmarrja e pastrimit në bashkinë e Fierit, që drejtohet nga Armando Subashi që në 14 Maj kërkon një tjetër mandat do të shpenzojnë rreth 200 milionë lekë për të blerë kosha për plehrat. Tenderi që mban firmën e drejtuesit të institucionit Fatjon Elezaj është me vlerë limit 160 milionë lekë dhe me TVSH kap shifrën e 192 milionëve.

Objekti parashikohet në procedurë që të kontraktohet dhe zbatohet me vlerë të plotë, por për vitin 2023 do të financohet në vlerën prej 6 559 000 lekë me TVSH dhe për vitin 2024 do të financohet në vlerën prej 12 641 000 lekë me TVSH, pra i ndarë në vite.

Gjithë kjo shumë për t’i mbledhur pa llogaritur transportin, por çfarë ndodh më pas? Impianti i trajtimit të mbetjeve të Fierit për të cilin dosja është në gjyq ende nuk ka inceneruar asnjë mbetje. Trumbetimi ishte i madh, por kishte të njëjtin fat si Tirana dhe Elbasani. Lekët ikën, dosja nëpër gjyq dhe plehrat rrugëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit