-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Lana e pastër dhe korridor i gjelbërt në Tiranë

Kryesoret

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi prezantoi programin e tij për mjedisin dhe pyjet në Tiranë. Si pikë kyçe e programit për mjedisin dhe pyjet, është ndalimi i derdhjes së ujërave të zeza në lumin Lanë.

Në një tryezë me përfaqësues të botës akademike dhe shoqërisë civile, Këlliçi tregoi planin ambicioz për të përmirësuar cilësinë e ajrit, ujërave dhe tokës në Tiranë.

Që në nisje të preznatimit të programit, Belind Këlliçi evidentoi faktin se gjatë 8 viteve Tirana është kthyer në një nga qytetet me më pak hapësira të gjelbërta, për shkak të hapjes së shesheve të ndërtimit për kulla.

“Në Tiranë në 8 vitetet e fundit janë zhdukur rreth 520 mijë metra katror gjelbërim, për t`i hapur rrugë ndërtimit, betonizimit të kryeqytetit edhe për ta shndërruar Tiranën në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave.

Tirana për fatin tonë të keq është një ndër 10 qytetet më të ndotura në botë, një ndër 10 kryeqytetet më të ndotura të Europës. Ndotja në vetvete është pasojë e betonizimit padiskutim, pakjes së gjelbërimit dhe trafikut të rënduar” tha Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit