-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia nuk gjen shtëpinë e zyrtares! Shtyhet gjyqi për inceneratorin Elbasanit

Kryesoret

Sot u shty për herë të dytë seanca e gjykimit për inceneratorin e Elbasanit ku pritej vendimi nëse disa prej të pandehurve do t’u pranohej kërkesa për gjykim të shkurtuar.

Shkak është bërë mungesa e njoftimit zyrtar të Jonida Zeqos, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Zeqo ndodhet nën masën arrestit shtëpiak, por për herë herë të dytë autoritetet nuk e gjejnë në adresën përkatëse të bërë të njohur prej saj në gjykatë.

Prokurorët e çështjes Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan shtyrjen e seancës për njoftimin zyrtar të Zeqos dhe pezullimin e afateve të paraburgimit për personat e arrestuar.

Të pandehur për inceneratorin e Elbasanit janë; Lefter Koka, Alqi Bllako, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Bardhyl Çabiri, Serafin Papa.

Seanca e radhës u caktua me 20 prill në orën 09:30.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit