-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Hoxha: Miqtë e Ballkanit do ta mbështesin Shqipërinë në procesin e integrimit në BE

Kryesoret

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim të përbashkët me ministren e Çështjeve Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Petr Macinka, dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë, Juraj Blanár.

Gjatë diskutimeve, ministrat fokusuan vëmendjen në çështjet e emigracionit, rëndësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Diskutimet tona u përqendruan gjithashtu në ndërlidhjet energjitike dhe korridoret e transportit, veçanërisht në dritën e zhvillimeve aktuale gjeopolitike, përfshirë situatën në Lindjen e Mesme. Këto zhvillime nënvizojnë edhe më shumë nevojën për forcimin e lidhshmërisë rajonale, qëndrueshmërisë dhe sigurisë energjetike. Trajtuam gjithashtu çështjet e migracionit dhe menaxhimit të kufijve, duke i konsideruar ato si dimensione kyçe të sigurisë së BE-së dhe të shteteve anëtare”, bëri me dije Hoxha.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit