-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meloni: Izraeli të lirojë italianët dhe të respektojë të drejtën ndërkombëtare

Kryesoret

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka dënuar ashpër sekuestrimin e flotiljes globale Sumud, e cila po transportonte ndihma humanitare drejt Gazës dhe u bllokua nga forcat detare izraelite pranë Kretës.

Në një deklaratë për mediat, Meloni theksoi se “Izraeli duhet të lirojë menjëherë të gjithë italianët që janë ndaluar në mënyrë të paligjshme, të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe të sigurojë mbrojtjen e sigurisë fizike të personave në bord.”

Reagimi i Melonit pasoi pas një operacioni të ndërhyrjes së marinës izraelite, e cila sekuestroi disa anije të flotiljes, duke shpallur se këto anije kishin narkotikë në bord.

Aktivistët dhe organizatat ndërkombëtare kritikuan ndërhyrjen, duke e cilësuar atë si një sulm ndaj civilëve dhe një shkelje të parimeve humanitare, veçanërisht pasi anijet ishin të paarmatosura dhe në ujëra ndërkombëtare. Po ashtu, Turqia e quajti ndërhyrjen akt piraterie dhe një shkelje të drejtpërdrejtë të së drejtës ndërkombëtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit