Rriten pagat edhe për pedagogët pas disa protestave. Qeveria miratoi sot rritjen e pagave për administratën. Nga rritja do të përfitojnë të gjithë punonjësit e administratës, mësuesit, infermierët, policia e shtetit, e burgjeve, garda, forcat e armatosura, zjarrfikësit, etj. “Kemi sanksionuar e zeza mbi të bardhë se në harkun e një viti paga mesatare do shkojë nga 563 euro në 900 euro. Rritja e pagave do të bëhet në dy hapa, tani dhe pjesa e dytë në muajin prill të vitit tjetër”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama për rritjen e pagave nga qeveria;
1. Specialistët më të ulët në administratë, paga e tyre nga 49 mijë Lekë shkon 81 mijë Lekë.
2. Mësuesit në arsimin e mesëm mbi një milionë Lekë.
3. Në arsimin bazë nga 74 mijë shkon deri në 95 mijë Lekë.
4. Rritje e pagës së pedagogëve me 20% por mund të shkojnë deri në 30% pasi janë autonomë.
5. Infermierët do të kapin një bazë 87 mijë Lekë, por shkon përtej 90 mijë Lekëve sipas pozicioneve.
6. Pagat për Forcat e Armatosura do të vijojnë që të rriten ndjeshëm.
7. Kemi rritur pagat për të gjithë sistemin e sigurisë, policia e shtetit, burgjeve dhe garda.
8. Kemi rritur pagat për zjarrfikësit, do ta çojmë deri në 80 mijë Lekë me dy hapa.