-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Senatori amerikan viziton bazën ajrore të Kuçovës

Kryesoret

Senatori i SHBA, Steve Daines, gjatë vizitës në Shqipëri, përveç takimeve me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, vizitoi edhe bazën ajrore të Kuçovës. Daines ripohoi bashkëpunimin tonë në mbrojtje si aleatë të NATO-s dhe mbështetjen e SHBA për sigurinë kibernetike të Shqipërisë.

Me Shefin e Shtabit, gjeneral brigade Kingji, senatori Daines vizitoi bazën ajrore të Kuçovës, ku Shqipëria dhe NATO po përmirësojnë objektet për operacionet e NATO-s.

“Senatori Daines shfrytëzoi gjithashtu rastin për të vizituar qytetin historik të Beratit, i cili është në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s”, njofton Ambasada e SHBA-së.

Në muajin gusht të vitit 2018, u dha lajmi se NATO do të ndërtojë bazë ajrore në Kucovë, në bazën e vjetër ajrore, ku tashmë qëndrojnë avionë luftarakë. Baza ajrore e Kuçovës do të shndërrohet në bazën e parë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Vetëm investimi fillestar është në shifrat e 50 milionë eurove.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit