Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Shkozë. Mësohet se 43-vjeçari Roland Rami, me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar me armë zjarri kunatën e tij orët e para të mëngjesit.
Roland Sinani jetonte në të njëjtën banesë me vëllanë dhe kunatën e tij, Migena Sinani, e cila ndërroi jetë. Burri i Migenës punon taksist dhe kur ka ndodhur ngjarja nuk ka qenë në banesë.
Në shtëpi kanë qenë dy prindërit të cilët kanë qenë në gjumë. U është marrë dëshmia dhe nuk kanë dijeni si ka ndodhur ngjarja.
Burime bëjnë me dije se Roland Sinani dyshohet me probleme të shëndetit mendor pasi merrte mjekime. Ishte i pa martuar dhe ka vrarë me armë zjarri pistoletë kunatën e tij nusen e vëllait, Migena Sinani rreth 37 vjeçe.
EMRAT/ Krimi në Shkozë, kush është kunati që vrau nusen e vëllait e më pas veten
“Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton policia.