Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, e vranësirat pritet të jetë të pakta kalimtare.
Dita e diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimesh.
Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët e lokalisht përgjatë ultësirës perëndimore me intensitet deri mesatar. Në lartësinë mbi 900 metra në zonat malore reshje të dobëta bore.