Policia e Durrësit ka goditur dy grupe të rrezikshme kriminale në fushën e narkotikëve. Kështu, në kuadër të dy operacioneve anti-drogë, janë vënë në pranga 8 persona, pjesëtarë të këtyre grupeve.
Katër prej tyre i shpërndanin lëndën narkotike në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit, ndërsa katër të tjerë “mbulonin” zonën e Sukthit.
Të arrestuar:
Goni Muça (Gentian Ferra)
Ergi Curri
Kristel Balla
Gentian Konesha
Stivens Bulku
Gentian Lici (Gentian Muça)
Tani Muça
Amonali Halili
Si rezultat i këtyre operacioneve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– 1 pako me kokainë, me peshë 130 gramë;
– 40 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë;
– 3 automjete, 2 prej tyre luksoze;
– 96 mijë lekë të rinj dhe disa shuma në euro, franga dhe paund;
-3 peshore elektronike që shërbenin për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla, 1 dorezë hekuri dhe 14 aparate celulare.