-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Votoni Carën të shpëtojmë Durrësin nga betoni dhe mafia

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha bashkë me Ilir Metën prezantuan sot në Durrës kandidatin për bashkinë Igli Cara. Ai u kërkoi qytetarëve që të votojnë Carën për të shpëtuar Durrësin nga betoni, krimi dhe vjedhja e socialistëve.

“Ne sot jemi këtu për idealet tona të lirisë, ne jemi sot këtu për idealet më fisnike të njeriut, për të mbështetur së bashku Igli Carën, kandidatin e lirisë, kandidatin e vullnetit tuaj, qytetarin shembullor, intelektualin e shkëlqyer, politikanin e urtë, të vendosur.

Është nder i madh për mua të paraqes këtu para jush Igli Carën, me bindjen më të thellë se Igli Cara me besimin tuaj, me votën tuaj, me mbështetjen tuaj do të dëshmohet një shërbëtor i përkulur përpara jush, një drejtues i përkushtuar përpara qytetarëve të Durrësit.

Igli Cara me mbështetjen tuaj do ndryshojë Durrësin dhe do ndikojë në ndryshimin e mbarë Shqipërisë.

Igli Cara, të gjitha potencialet e këtij rrethi të bekuar do i shndërrojë në shërbime dhe mirësi.

Më 14 maj, ju me Igli Carën, me një mision historik, do rivendosni në Durrës pluralizmin. Më 14 maj, ju me Igli Carën, do i thoni ndal të keqes.

Mençuria e durrsakëve fton çdo qytetar të këtij rrethi të votojë më 14 maj ndryshimin.

Një fjalë e urtë popullore thotë: e keqja nuk ka fund. Nuk ka të vërtetë më të hidhur se kjo. Por e keqja nuk ka fund kur burrat dhe gratë e virtytshëm qëndrojnë indiferentë ndaj saj.

Unë kam bindjen se me 14 maj ju do votoni për ndryshimin e Durrësit, ndryshimin e Shqipërisë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit