Sali Berisha dhe Ilir Meta ditën e sotme së bashku në Durrës kanë prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Igli Cara. Kryetari i partisë së Lirisë, tha se Cara nuk përfaqëson vetëm demokratët por të gjithë qytetarët e Durrësit, që iu dhimbset qyteti nga masakra që u kanë bërë socialistët.
“Igli Cara është një politikan model. Është i vetmi deputet i Durrësit që në 2016 nga parlamenti paralajmëroi që nga babëzia e lejeve të ndërtimit pa kriter shtesa mbi shtesa, një tërmet mund të sillte viktima dhe për fat të keq tërmeti ndodhi dhe ata njerëz e humbën jetën për shkak të korrupsionit të lejeve të ndërtimit dhe babëzisë së bandës së rilindjes” tha ai.