Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënoi përshkallëzimin e dhunës midis Izraelit dhe palestinezëve. Ai tha se Shqipëria qëndron në krah të Izraelit.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga sulmet pa dallim ndaj Izraelit që kanë rezultuar në humbje jetësh dhe dënojmë me forcë autorët dhe mbështetësit e tyre.
Shqipëria qëndron e vendosur me Izraelin dhe të gjithë fqinjët e tij myslimanë që kanë zgjedhur rrugën e paqes dhe bashkëpunimit” shkruan Rama.
We are deeply saddened by the indiscriminate attacks on Israel that have resulted in loss of life, and we strongly condemn the perpetrators and their supporters. Albania stands firm with Israel and all its Muslim neighbours that have chosen the path of peace and cooperation.
— Edi Rama (@ediramaal) April 8, 2023
Tensionet izraelito-palestineze u rritën pasi një turist italian u vra dhe pesë të tjerë u plagosën pasi një makinë shtypi këmbësorët në Tel Aviv më 7 prill.
Kjo ngjarje ndodhi pas një sulmi me armë zjarri në Bregun e pushtuar Perëndimor, ku u vranë dy motra izraelite.
Sulmet hakmarrëse ajrore izraelite goditën Libanin dhe Rripin e Gazës, duke shkaktuar frikë për një konflikt më të gjerë.
Gjatë këtij muaji janë disa festa fetare, Muaji i shenjtë i Ramazanit, Pashkët hebreje dhe ato krishtere.