Zbardhen detaje të reja nga operacioni blic i zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Në shënjestër të forcave speciale “RENEA” ka qenë Suel Çela.
Policia rrethoi tregun Agroushqimor të Elbasnit, në pronësi të të atit, Petrit Çela. E ndërsa dolën huq me Çelën, policia shoqëroi katër persona të tjerë.
Suel Çela është në kërkim në Maj të 2022 në kuadër të dosjen ‘Plumbi i Artë’. Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve kriminale.
Suel Çela akuzohet se ka porositur atentatin e dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës, që do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, por i cili mbeti i plagosur rrugës dhe më pas u arrestua.
Një tjetër krim i porositur nga Suel Çela është ajo e tentativës për të vrarë administratorin e shkollës private Lulzim Masha dhe Skerdi Tase dyshohej si vrasës me pagesë në këtë rast.
Suel Çela nga Elbasani, rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh, por ai ka arritur t’i shpëtojë burgut.