Pas vrasjes së 37-vjeçares Monika Sinani në Shkozë e cila u vra mëngjesin e sotëm nga kunati i saj ka ardhur edhe dëshmia e bashkëshortit të saj.
Erjon Sinani u shpreh se autori i ngjarjes si dhe vëllai i tij, Roland Sinani i ka kërcënuar shumë herë, por që nuk e kanë marrë seriozisht.
Erjon është marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe ka rrëfyer se marrëdhënien e tij me të vëllanë nuk ishte shumë e mirë.
Fakti që jetonin nën një çati ka ndikuar në rritjen e konflikteve mes tyre deri në ngjarjen tragjike të mëngjesit të sotëm.
“Jemi kërcënuar me jetë nga ai, por bashkë me Migenën, nuk i kemi dhënë shumë rëndësi,” ka rrëfyer ai.
Migena Sinani u vra rreth orës 04:00 teksa flinte me vajzën e saj vetëm dy vjeçe. Roland Sinani e qëlloi për vdekje në shtrat, ndërsa më pas doli në oborr dhe u vetëvra.
37-vjeçarja ishte nëna e dy fëmijëve të mitur, por djali në momentin që ndodhi krimi, po flinte me gjyshërit në dhomën tjetër.
Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist dhe në momentin që ndodhi ngjarja nuk ishte në banesë.
Dyshimet flasin për një person të tretë të përfshirë pasi në trupin e autorit janë gjetur dy plumba.