-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja në Shkozë/ Kunati hyri në dhomën e gjumit dhe qëlloi 37-vjeçaren me pistoletë, njëri prej fëmijëve në krevat me të

Kryesoret

Dalin pamjet nga vendi ku ndodhi krimi në Tiranë. Një grua nënë e dy fëmijëve, mbeti e vrarë me armë zjarri nga kunati i saj, Roland Sinani (vëllai i burrit) i cili më pas ka vrarë edhe veten.

43-vjeçari vrau kunatën, vëllai taksist s’ishte në shtëpi/ Prindërit: Po flinim!

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca policie, ndërsa është vendosur edhe perimetri i sigurisë. Mësohet 37-vjeçarja Migena Sinani ka qenë në dhomën e gjumit kur është vrarë dhe ka pasur pranë njërin nga fëmijët, ndërsa fëmija tjetër ka qenë me gjyshërit.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të këtij krimi të rëndë.

Burime bëjnë me dije se Roland Sinani dyshohet me probleme të shëndetit mendor pasi merrte mjekime, ndërsa ishte i pa martuar.

EMRAT/ Krimi në Shkozë, kush është kunati që vrau nusen e vëllait e më pas veten

“Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit