“Mirënjohje e pakufishme ndaj jush, ndaj qytetarëve të Elbasanit, kudo ku ndodhen sonte. Rroftë Elbasani, rroftë Shqipëria.
I nderuar zoti Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë, zoti Noka, zoti Boçi, kryetar i ardhshëm i bashkisë së Elbasanit, entuziazmi, prania e qytetarëve këtu, është mesazhi më i fuqishëm që i përcillet sot mbarë shqiptarëve.
Është mesazh i ndryshimit të madh, i pranverës së re të demokracisë, i fitores së pluralizmit politik dhe fitores së Boçit.
Më 14 maj, në Elbasan dhe mbarë Shqipërinë përballet monizmi me idealet e pluralizmit. Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet e jetës sonë.
Kam besim se Elbasani do jetë në krye të fitores dhe përpjekjes shqiptare për mposhtjen e monizmit dhe triumfit të pluralizmit.”, tha Berisha.