-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kina vazhdon ditën e dytë të stërvitjeve ushtarake rreth Tajvanit

Kryesoret

Stërvitjet ushtarake që përfshijnë forcat kineze po vazhdojnë për të dytën ditë, me fluturime të forcave ajrore. Lëvizja vjen menjëherë pasi presidentja tajvaneze, Tsai Ing-wen u kthye nga vizita e saj në SHBA.

Kina vazhdoi stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit për të dytën ditë të dielën, pasi SHBA tha se po vëzhgonte ngjarjet.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Tajvanit raportoi fluturime të forcave ajrore dhe tha se po monitoronte lëvizjen e forcave raketore të Kinës.

“Përsa i përket lëvizjeve të Forcave Raketore të Komunistëve Kinez, ushtria e vendit ka gjithashtu një zotërim të ngushtë përmes sistemit të përbashkët të inteligjencës, mbikqyrjes dhe zbulimit dhe forcat e mbrojtjes ajrore mbeten në gatishmëri të lartë,” tha ministria.

Operacioni njihet si “Shpata e Përbashkët” dhe do të zgjasë deri të hënën, tha Komanda e Teatrit Lindor të Ushtrisë Çlirimtare Popullore (PLA).

Një raport nga transmetuesi shtetëror kinez CCTV tha se “task-forca do të organizojë njëkohësisht patrullimet dhe avancimet rreth ishullit Tajvan, duke formuar një rrethim të gjithanshëm dhe qëndrim parandalues”.

Për tre vitet e fundit, Kina ka fluturuar me misione të rregullta rreth Tajvanit, por jo në hapësirën e saj ajrore territoriale apo mbi vetë ishullin.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha herët të dielën se në 24 orët e mëparshme kishte pikasur 71 avionë të forcave ajrore kineze dhe nëntë anije të marinës përreth Tajvanit.

Ushtrimet të hënën pritet të përfshijnë stërvitje me zjarr të vërtetë në brigjet shkëmbore të provincës Fujian të Kinës, rreth 80 km (50 milje) në jug të ishujve Matsu të Tajvanit dhe 186 km (115 milje) nga Taipei.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit