-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Luizin do e çoja në mal”, Amos zbulon të vërtetën e deklaratave të tij

Kryesoret

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Amos Zaharia, u komentua mjaft shumë gjatë qëndrimit në shtëpi.

Ai bërë një sërë deklaratash tronditëse e në mesin e tyre një edhe për Luiz Ejllin.

Do ta çoja në mal, do ta zhvishja” – kjo bëri një bujë të madhe në rrjete sociale, për të cilën deklaratë aktori ka bërë një sqarim.

“Pavarësisht se unë e kam thënë që kam një humor shumë serioz, që shumë pak njerëz e kuptojnë, dhe kjo është natyra e humorit tim. Deklarata erdhi si pasojë e shumë banorëve, që për një javë e gjysmë vetëm ankoheshin për mënyrën si bullizoheshin dhe si talleshin nga Luizi. Dhe për ironi të fatit, po të njëjtët banorë thanë që jemi me Luizin dhe s’ka si ai. Ndërsa brenda shtëpisë vetëm ankoheshin”, tha ai.

“Ajo deklaratë nuk është bërë me sens vërtetësie, sepse unë nuk i kam bërë keq kurrë askujt në jetën time”, shtoi mes tjerash artisti.

Amos nga ana tjetër pas daljes nga shtëpia u kërkoi falje të gjithëve për ofendimet dhe fjalët që ka bërë kundrejt të tjerëve.

Ai theksoi se ky është një humor i tij, që pak prej njerëzve e kanë kuptuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit