Kryeministri, Edi Rama për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për festën e Pashkës.
Rama në postim shprehet se ringjallja e Krishtit celebron dashurinë e pafundme dhe sakrificën për njeriun.
“Mirëmëngjes dhe me ditën e ringjalljes së Krishtit, që celebron dashurinë e pafundme dhe sakrificën për njeriun, ju uroj gëzuar Pashkën Katolike,” shkroi Rama