-sidi education-spot_img
12.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bënin drift në mes të Tiranës! Tik Toku u bën “gjëmën” të rinjve (VIDEO)

Kryesoret

Policia e Tiranës njofton se ka identifikuar, ndaluar dhe gjobitur drejtuesit e disa makinave që bënin “drift” dhe manovra të rrezikshme te “Bulevardi i Ri”. Videot janë hedhur në Tik Tok, ku policia thotë se ka bërë identifikimin duke vepruar.

“Në datën 09.04.2023, në rrjete sociale janë postuar disa video për automjete të ndryshme, drejtuesit e të cilëve kryenin manovra të rrezikshme duke u bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, në rrugën “Bulevardi i Ri”.

Falë punës intensive nga vëzhgimet në rrjetin social TikTok është bërë identifikimi dhe ndalimi drejtuesve të automjeteve, sëbashku me mjetet përkatëse. Për kundërvajtjet e kryera ndaj tyre u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj” mbyllet njoftimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit