-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bjellorusia kërkon garanci sigurie nga Rusia: Na mbroni si territorin tuaj

Kryesoret

Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Alexander Lukashenka, më 10 prill ka biseduar me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, njoftoi agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve BelTA.

Siç raportohet, Lukashenka ka thënë se Bjellorusisë i nevojiten garanci se Rusia do ta mbrojë këtë vend “si territorin e saj” në rast të një sulmi.

Ai tha se ka biseduar me presidentin rus Vladimir Putin, lidhur me garancitë për siguri.

Në fjalimin e tij vjetor drejtuar kombit, më 31 mars, Lukashenka mbrojti planin e Rusisë për të vendosur armë taktike bërthamore – duke përfshirë raketa balistike ndërkontinentale, nëse është e nevojshme – në territorin e Bjellorusisë, duke theksuar se vendi ishte i ekspozuar ndaj kërcënimeve në rritje nga Perëndimi.

Megjithatë, ai nuk ofroi asnjë provë për ndonjë kërcënim konkret nga Perëndimi.
Minsku nuk ka dërguar trupa për të luftuar së bashku me forcat e Moskës në Ukrainë, por Lukashenka e ka lejuar Rusinë të përdorë Bjellorusinë – e cila ne veri kufizohet me Ukrainën – si pikë nisjeje për pushtim. Ai gjithashtu i dha Rusisë qasje të plotë në bazat e saj ajrore, mundësoi stërvitjet e përbashkëta dhe trajtimin e ushtarëve të plagosur rusë në territorin e tij.

Duke folur për pushtimin në vazhdim e sipër të Rusisë në Ukrainë, Lukashenka bëri thirrje për bisedime urgjente për një armëpushim “pa parakushte”./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit