-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DW: Gjermania braktis energjinë bërthamore

Kryesoret

Gjermania mbyll tre centralet e saj të fundit bërthamore. Për të Gjelbrit është një ëndërr e realizuar. Në Azi, energjia bërthamore po përjeton një rilindje.

Në fund të marsit, në Berlin, ministrja gjermane e Mjedisit, Steffi Lemke (Të Gjelbrit) i dha fund me pak fjalë një grindjeje që e kishte mbajtur vendin në pezull për shumë vite: “Rreziqet e energjisë bërthamore në fund të fundit nuk janë të kontrollueshme dhe kjo është arsyeja pse braktisja graduale e energjisë bërthamore e bën vendin tonë më të sigurt dhe shmang mbetjet e reja bërthamore”.

Në fakt, koalicioni qeveritar i përbërë nga SPD, të Gjelbrit dhe FDP kishte rënë dakord të respektonte braktisjen e energjisë bërthamore në Gjermani, të vendosur në vitin 2011. Termocentralet e fundit bërthamore do të mbylleshin në fund të vitit 2022.

Por lufta e Rusisë kundër Ukrainës ndryshoi gjithçka, pasi furnizimet me gaz rus në Gjermani u ndërprenë dhe ekzistonte frika e mungesës së energjisë. Kancelari Olaf Scholz e imponoi vendimin e tij: Zgjatje e periudhës së funksionimit të centraleve bërthamore deri në mes të prillit 2023./ dw

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit