-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Biznesmeni me djalin që i vunë armën në kokë rivalit

Kryesoret

Dalin fotot e tre personave që u arrestuan sot për kërcënimin e një pronari firme në Cërrik, mes tyre biznesmeni nga Tirana me djalin dhe miku i familjes së tyre.

Konkretisht biznesmeni Shaqir Alcani 62 vjeç, pronar i firmës Alcani sh.p.k. djali Algert Alcani 27 vjeç dhe Edmir Boci 37 vjeç. Një 38-vjeçar është në kërkim. Të katërt kërcënuan biznesmenin Eral Myftaraj nga Cërriku.

Biznesmeni kishte fituar një tender në bashkinë Tiranë me vlerë rreth 1 milion Euro për furnizimin me dru zjarri. Por njëri prej garuesve në tender, Alcani s’e ka pritur mirë humbjen.

Del FOTO/ Ky është biznesmeni që u kërcënua në Cërrik: Hiq dorë nga tenderi

Përmes telefonit dhe metodave të ndryshe, madje sipas mediave edhe me pistoletë në kokë, e kërcënuan Eral Myftarajn që të tërhiqej nga procedura e konkurrimit për tenderin që kishte fituar kjo kompani në bashkinë e Tiranës.

Sipas policisë administratori Eral Myftaraj nuk ka pranuar të tërhiqet dhe tre personat në fjalë e kanë kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij. Operacioni ka nisur mbrëmjen e djeshme dhe ka vijuar gjatë natës deri mëngjesin e sotëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti i përdorur nga autorët dhe 8 aparate celulare. Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“Do të vrasim me familjen”! EMRAT, kush janë tre personat që kërcënuan biznesmenin?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit