-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bordi u rrëzua! Kushtetuesja: Qeveria nuk bëri asnjë analizë të ndikimit të luftës

Kryesoret

Në datë 22 shkurt Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e bërë nga disa deputetë të Partisë Demokratike për rrëzimin e Bordit të Transparencës për Ushqimet. Bordi i Ushqimeve hyri në fuqi më 1 prill të vitit të shkuar dhe detyra e tij ishte monitorimi i çmimeve të produkteve të shportës dhe përcaktimin e marzheve të fitimit të bizneseve të këtij sektori.

Por përse u rrëzua bordi?

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin duke argumentuar përse vendosi që të pranonte kërkesën e grupit të PD-së duke rrëzuar Aktin Normativ me fuqinë e ligjit që firmosi Edi Rama.

Sipas gjykatës bordi u ngrit në mungesë të nevojës dhe urgjencës. Por ajo që është më kryesoja, trupa gjykuese u shpreh se pavarësisht se vendimi u mor me argumentin e luftës në Ukrainë, nuk u bë asnjë analizë e ndikimit për të justifikuar urgjencën. Gjithashtu lufta nuk përmendej fare në dokumente.

Gjykata evidenton se relacionet shoqëruese të akteve normative të kundërshtuara nuk përmbajnë një vlerësim të ndikimit konkret në tregun kombëtar dhe konsumatorin shqiptar nga situata e krijuar në tregun ndërkombëtar dhe të efekteve të luftës Rusi-Ukrainë në këtë situatë, madje në relacionin e aktit normativ nr. 7/2022, lufta në Ukrainë as nuk përmendet si shkak urgjence.

Pavarësisht se në Komisionin për Ekonominë dhe Financat janë parashtruar disa argumente në këtë drejtim, Gjykata vlerëson se ato janë të pamjaftueshme për të kuptuar ndikimin e situatës së krijuar në tregun kombëtar, si rrjedhojë e situatës në tregun ndërkombëtar, në drejtim të analizës së çmimeve të tregut para dhe pas fillimit të luftës. Gjykata rithekson rëndësinë e analizës paraprake të kushteve të nevojës dhe urgjencës” thuhej në vendim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit