Tre persona u konfliktuan pasditen e djeshme në Tiranë. Shkak u bë gërvishtja e makinës te “Zogu i Zi”. Drejtuesit e dy makinave zbritën dhe më pas nisi konflikti.
Sharjet dhe ofendimet u lanë vendin grushte. Për të qetësuar situatën ndërhynë edhe persona të tjerë. Policia mbërriti dhe arrestoi njërin prej shoferëve, dy të tjerë u proceduan në gjendje të lirë.
“U arrestua A. M. 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan në gjendje të lirë M. H. 23 vjeç, E. Sh. 60 vjeç dhe E. Sh. 27 vjeç, pasi ditën e djeshme, në afërsi të Zogut të Zi, për motive të dobëta (gërvishje mjeti) janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte” thekson policia.
I gërvishi makinën! Zbresin shoferët, plas grushti në Tiranë