-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha thirrje emigrantëve: Ejani vetë ose telefononi familjen për të votuar

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje emigrantëve shqiptarë që nëse nuk kanë mundësi që të vijnë vetë në 14 Maj, të telefonojnë familjen dhe miqtë për t’u kërkuar që të votojnë kandidatët e tij për bashkitë.

“Normalisht çdo emigrant kudo që ndodhet, më 14 maj duhet të votonte aty ku gjendet.

Sot teknologjia e bën të mundur votimin në kohë reale kudo që ndodhet shqiptari.

Por pengesa e vetme për këtë është Edi Rama, i cili nuk pranon dhe nuk do të pranojë që në këto zgjedhje të votojë emigracioni.

Por, këto janë zgjedhjet e jetës sonë, në kuptimin e asaj që ne ftohemi pas 32 vitesh te kutitë e votimit për të rivendosur pluralizmin dhe përmbysur monizmin.

Në këtë kontekst, në këtë betejë, angazhimi i emigracionit, qoftë duke qartësuar rolin jetik që ka pluralizmi për shoqërinë shqiptare, qoftë duke marrë ato kursime që kanë për të ardhur për ët votuar, është i një rëndësie shumë të madhe.

Me këtë rast i ftoj të gjithë emigrantët për të qenë më 14 maj në Shqipëri dhe për të votuar për pluralizmin.

Sikundër i ftoj ata që nuk kanë mundësi, të bëjnë gjithçka me telefonata, jo vetëm me familjarët, por edhe më të afërmit e tyre, t’u kujtojnë se pse nuk ndodhen në Shqipëri. T’i ftojnë të votojnë kandidatët e primareve, të votojnë ndryshimin” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit