Sipas MeteoAlb: Orët e parë të ditës do të jenë në dominimin e motit të qëndrueshëm duke sjellë në Shqipëri kthjellime dhe kalime vranësirash, më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore.
Ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites vranësirat do të shtohen gradualisht duke gjeneruar reshje të pakta shiu përgjatë shtrirjes Lindore, ku më të dukshme reshje do jenë në Juglindje të vendit tonë.
Por mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin përmirësim të motit në të gjithë territorin duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 16°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.
Kosova
Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm duke sjellë në vend alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta të cilat pritet që më fokusuara të jenë në zonat perëndimore.
Ndërsa në orët në vijim vranësirat do të shtohen duke sjellë mundësi për reshje të pakta shiu në zonat perëndimore të Kosovës.