Pas vendimit për rritjen e pagave për sektorin publik, Edi Rama shkruan se kjo është e gjitha rezultat i durimit për reformat që janë ndërmarrë në ekonomi që sollën rritjen e të ardhurave edhe pse në fakt në dy vitet e fundit ka qenë TVSH-ja nga rritja e çmimeve që ka ndikuar goxha për të mbushur arkën e shtetit.
“PAGAT E REJA, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900Eurove në 2024, janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona, rritjeje të të ardhurave falë rritjes së ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private, rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale, lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin falë digjitalizimit të tyre, forcimit të shtetit në tërësi dhe uljes së ndjeshme të korrupsionit në tatime e dogana, po mbi të gjitha, PAGAT E REJA janë frut i punës sonë të përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje, që në shtet a në privat, kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet” shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama për rritjen e pagave nga qeveria;
1. Specialistët më të ulët në administratë, paga e tyre nga 49 mijë Lekë shkon 81 mijë Lekë.
2. Mësuesit në arsimin e mesëm mbi një milionë Lekë.
3. Në arsimin bazë nga 74 mijë shkon deri në 95 mijë Lekë.
4. Rritje e pagës së pedagogëve me 20% por mund të shkojnë deri në 30% pasi janë autonomë.
5. Infermierët do të kapin një bazë 87 mijë Lekë, por shkon përtej 90 mijë Lekëve sipas pozicioneve.
6. Pagat për Forcat e Armatosura do të vijojnë që të rriten ndjeshëm.
7. Kemi rritur pagat për të gjithë sistemin e sigurisë, policia e shtetit, burgjeve dhe garda.
8. Kemi rritur pagat për zjarrfikësit, do ta çojmë deri në 80 mijë Lekë me dy hapa.